
Komentatori politik, Fidan Rama, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Duke folur për situatën politike, Rama tha se sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka edhe rreth dy javë në dispozicion për të përmbushur atë që ai e konsideron si strategji politike.
“Besoj janë veç edhe dy javë në dispozicion, si përmbushje e strategjisë së Kurtit ta arrijë qëllimin e tij politik. Pra, është 7 shtatori, 8 shtatori”, tha Rama.
Sipas tij, Kurti aktualisht ka një angazhim për t’i evituar zgjedhjet, mirëpo pas kalimit të këtyre datave, situata mund të ndryshojë.
“Ka një angazhim që t’i evitojë zgjedhjet, por në momentin që arrihet 7 ose 8 shtatori, nuk e ka problem edhe nëse shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ai.
Rama shtoi se në një skenar të tillë, Kurti mund ta bartë përgjegjësinë për dështimin e marrëveshjes te opozita.
“Sepse atëherë fajin prapë do të mund ta gjuajë tek opozita, duke thënë që me LDK-në nuk arritën marrëveshje”, deklaroi Fidan Rama.