
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kandidaturës së propozuar për president të Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se kundërshtimi i tij nuk lidhet me arsye personale, por me një parim politik dhe institucional.
Sipas tij, presidenti i Kosovës duhet të jetë një figurë unifikuese, që ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve.
“Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter”, ka shkruar Hoti.
Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, është imponuar kjo zgjidhje, duke thënë se ajo nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj.
Hoti ka kërkuar nga LDK-ja që të ketë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm, duke theksuar se partia nuk duhet të mbështesë një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike.
“Kjo nuk është çështje individësh. Është çështje e parimeve, identitetit politik dhe përgjegjësisë që kemi ndaj votuesve tanë”, ka deklaruar Hoti./Gazeta10