Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Braktisja e institucioneve, Joseph: Pse Lista Serbe nuk ka reaguar kështu për vrasjen e Ivanoviqit

Gazeta10
05 November 2022 - 15:26

Analisti i politikës së jashtme, Edward Joseph, duke reaguar për zhvillimet e fundit në Kosovë ka pyetur se përse Lista Serbe nuk ka bërë kështu për vrasjen e Oliver Ivanoviq, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Lista Serbe është e indinjuar me politikat e targave në veri por të njejtin zemërim nuk e ka për vrasjen e pazbardhur të Ivanoviqit.

 “Udhëheqësia e Listës Serbe në veri është e indinjuar nga politika e targave të Kosovës. Por pse nuk ka zemërim për vrasjen e pazbardhur të liderit Oliver Ivanoviq?”, ka shkruar Jospeh në Tëitter.

Tutje, ai ka folur edhe për kërcënimet që po marrin dëshmitarët në këtë rast.

“Në vend të kësaj, dëshmitaret si Rada Trajkoviq marrin kërcënime, të nxitura – sipas Trajkoviqit – nga komentet publike të vetë presidentit Vuçiq. Avokati i Trajkoviqit sugjeron paralele me kërcënimet e bëra fillimisht ndaj vetë vrasësit të Oliver Ivanoviqit”.

 “E di rëndësinë e dhënies së deklaratës sime, por mbrojtja e jetës sime është e para”, citoi Joseph një dëshmitar.

Joseph ka thënë se në këtë proces duhet të përfshihet SHBA dhe të kërkojë mbrojtje të serbëve të Kosovës nga kriminelët në veri.

“Me Beogradin kaq të fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të serbëve për të vozitur me targa ilegale, tani është koha ideale që zyrtarët e SHBA-së të kërkojnë që Vuçiq të mbrojë serbët e Kosovës kundër kërcënimit të menjëhershëm për sigurinë e tyre: udhëheqjes kriminale në veri”, ka thënë ai. / Gazeta10

Pasditen e sotme Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.