
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka ngritur shqetësimin për një krizë të mundshme kushtetuese nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Presidentin e Kosovës deri më 4 tetor 2026.
Sipas Miftarajt, nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kushtetuta dhe rendi aktual kushtetues nuk ofrojnë një zgjidhje të qartë për shpalljen e zgjedhjeve të reja.
“Pas 5 tetorit 2026 kalojmë në anarki. Më 5 tetor nuk ka President e as U.D. të Presidentit që shpall zgjedhje për dhjetor e as për janar”, ka deklaruar Miftaraj.
Ai paralajmëron se një skenar i tillë do ta fuste Kosovën në një vakum institucional të paprecedentë, duke vënë në pikëpyetje ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese të Presidentit.
“Me këtë skenar, më 5 tetor Kosova hyn në një vakum institucional të paprecedentë dhe pa zgjidhje kushtetuese”, ka theksuar ai.