Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasje mes Matoshit dhe Korqës: O Korq, kadal se e kam studiu qit punë, së paku dy mijë faqe i kam shkru për të

Gazeta10
09 September 2026 - 22:46

Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Adresa” në Kanal10, mes panelistëve Halil Matoshi dhe Burim Korqa, lidhur me terminologjinë e përdorur pas zhvillimeve të fundit në Kuvend.

Debati nisi gjatë diskutimit për deklaratën e deputetit të Listës Serbe, i cili gjatë prezantimit të nënkryetarit të Kuvendit përdori shprehjen “në emër të popullit serb”.

Teksa Matoshi po shpjegonte dallimet mes termave “popull”, “popuj” dhe nocioneve të tjera të ngjashme, ai u ndërpre nga Korqa.

“Po ka dallime”, i tha Korqa.

Matoshi reagoi duke i kërkuar Korqës ta linte të përfundonte argumentin e tij.

“O Korq, kadal se e kam studiu qit punë. Së paku për qita që i kam shkru nja 2 mijë faqe, i dashtun Burim, nale veten. ‘Popull’ ka dalë prej historisë, nuk është kushtetuese”, deklaroi Matoshi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.