Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Daka: Gjykata Kushtetuese s’ka çka thotë më, konstituimi është çështje e gjykuar

Gazeta10
09 September 2026 - 22:54

Ish-gjyqtarja Valdete Daka ka folur për situatën politike dhe kushtetuese në vend, duke u shprehur se aktualisht nuk ka më dilemë nëse Kosova ndodhet apo jo në shkelje kushtetuese.

E ftuar në emisionin “Adresa”, Daka tha se shkelja kushtetuese, sipas saj, ka nisur më 6 gusht, kur Kuvendi është dashur të konstituohet.

“A jemi në shkelje kushtetuese? Po, s’ka më fare dilemë. E din gjithkush. Jemi në shkelje që nga data 6 gusht, kur është dashur të konstituohet Kuvendi. Çdo vendim që merret pas asaj date është marrë në shkelje kushtetuese”, deklaroi Daka.

Ajo u shpreh edhe për rolin e Gjykatës Kushtetuese në këtë situatë, duke theksuar se çështja e konstituimit të Kuvendit tashmë është trajtuar nga kjo gjykatë.

“Gjykata Kushtetuese s’ka çka të thotë për konstituimin e Kuvendit, ajo çështje është e gjykuar”, tha Daka.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.