
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti, në prononcim për Kanal10 ka folur për pritjet lidhur me vendimin e trupit gjykues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ahmeti tha se pret që trupi gjykues të marrë një vendim historik, i cili, sipas tij, do t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Presim që trupi gjykues të marrë vendimin historik që i shërben paqes dhe stabilitetit, jo vetëm të Kosovës, por të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Presim lirimin e tyre, sepse janë të pafajshëm”, u shpreh Ali Ahmeti.