Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Policia e Kosovës: Marshi solidarizues paqësor përfundoi i qetë

Gazeta10
12 September 2026 - 17:46

Policia e Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar me kohë, ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e marshit në aspektin e sigurisë, i cili kalojë në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident.

Policia e Kosovës ka falënderuar organizatorët dhe mijëra qytetarë pjesëmarrës për qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar, e në veçanti për respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë gjatë pjesëmarrjes në marsh dhe qarkullimit në trafikun rrugor.

“Pjesëmarrja juaj, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit paqësor” thuhet në komunikatën e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.