
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po mbahet sot dita e tretë dhe e fundit e deklaratave përmbyllëse në rastin “Thaçi 2”, ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkë të akuzuarve Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Seanca e sotme pritet të shënojë përfundimin e fjalëve përmbyllëse të palëve, pas të cilave Gjykatësi i Vetëm do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura gjatë procesit përpara se të marrë vendimin.
Mbrojtja e të akuzuarve ka kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm, ndërsa Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënime me burgim për të akuzuarit. Për Hashim Thaçin, prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet burgim/Gazeta10