
Klestor Veseli, djali i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli nuk ka dashur të komentojë shumë pasi doli nga Gjykata Speciale, ku babai i tij u dënua në shkallë të parë me 18 vjet burgim.
Ai kaloi përreth gazetarëve pa dashur të ndalet të flasë, por duke u shprehur shkurtimisht kalimthi: “Faleminderit shumë prej juve. Të fortë jemi, të fortë me qëndru, por nuk kemi diçka për të thënë”, tha ai.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.