Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VIDEOMESAZHI nga Kurti: Udhëheqësit e UÇK-së nuk u dënuan me vullnetin e popullit

Gazeta10
16 September 2026 - 14:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Kurti e ka cilësuar vendimin si “padrejtësi të papranueshme” dhe “ndëshkim të madh dhe të dëmshëm”.

“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se aktgjykimi, edhe pse është shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, nuk duhet të ngatërrohet me vullnetin e qytetarëve.

“Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit dhe atë sa më parë”, ka deklaruar Kurti.

Në reagimin e tij, Kurti ka shprehur gjithashtu solidaritet me familjet e katër ish-krerëve të UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tyre.

“Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve çlirimtarë”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.