Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Smakiqi: Ta luftojmë me mjete juridike, jo me protesta

Gazeta10
16 September 2026 - 22:57

Avokati Xhevdet Smakiqi ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në një lidhje direkte për Kanal 10, Smakiqi ka deklaruar se, sipas tij, katër ish-krerët e UÇK-së nuk është dashur të shpalleshin penalisht përgjegjës.

“Nuk mund të shpalleshin në asnjë mënyrë penalisht përgjegjës katërshja e UÇK-së”, ka thënë Smakiqi.

Ai ka theksuar se, sipas tij, protesta nuk është mënyra për të ndikuar në vendimet e Dhomave të Specializuara dhe se përballja me këtë proces duhet të vazhdojë përmes mjeteve juridike.

“Nuk është që me protesta mund ta rregullojmë punën e Dhomave të Specializuara. Ne duhet të luftojmë me mjete juridike”, është shprehur ai.

Smakiqi ka kritikuar edhe institucionet e Kosovës, duke thënë se ato, sipas tij, nuk janë interesuar dhe nuk e kanë monitoruar sa duhet procedurën penale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Një ndër dobësitë ka qenë edhe fakti që institucionet e Kosovës, gjatë gjithë procedurës penale ndaj krerëve të UÇK-së, nuk janë interesuar dhe nuk e kanë monitoruar procedurën penale”, ka deklaruar ai.

Sipas Smakiqit, mekanizmat ndërkombëtarë është dashur të reagojnë më herët lidhur me pretendimet për shkelje të të drejtave themelore dhe lirive të njeriut.

Ai ka përmendur edhe kohëzgjatjen e paraburgimit, duke thënë se gjatë rreth gjashtë viteve nuk ka pasur ndërprerje të paraburgimit për të akuzuarit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.