Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Klestor Veseli në protestën gjithëpopullore: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore

Gazeta10
18 September 2026 - 13:26

Klestori, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se familja e tij nuk e ka humbur besimin në botën perëndimore dhe drejtësinë e saj.

Ai, gjatë protestës gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ka kërkuar korrigjimin e siç tha ai, gabimit të ndikuar nga politika.

 

 

Në shkallën e parë, Veseli u dënua me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai u dënua për disa akuza, ndërsa ajo për krime kundër njerëzimit është hedhur poshtë.

 

“Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre. Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë. Faleminderit edhe juve që po i kushtoni kaq shumë vëmendje kësaj pune”, tha Veseli

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.