Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dogana ndalon 8 iPhone të padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës

Gazeta10
18 September 2026 - 16:41

Dogana e Kosovës derisa kishte ndaluar për kontroll një udhëtar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili po hynte në territorin e Kosovës, pas skanimit dhe dyshimeve të zyrtarit doganor, atij i janë gjetur 8 telefona të mençur iPhone 18, të cilët nuk ishin deklaruar në Doganë.

Vlera e përgjithshme e telefonave është rreth 15 mijë euro.

Mallrat janë ndaluar nga Dogana, ndërsa rasti është proceduar për vazhdimin e procedurave doganore dhe përcaktimin e detyrimeve përkatëse.

Dogana ka bërë të ditur se kontrollet në pikat kufitare vazhdojnë me qëllim të parandalimit të shkeljeve doganore dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.