Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kanoset një avokat në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Gazeta10
29 September 2026 - 20:27

Policia njofton se sot rreth orës 12:10, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një avokat, i cili ka raportuar se ishte kanosur nga personi me inicialet M.M., 48 vjeç.

Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hajredin Reshani” në Ferizaj, ndërsa dyshohet se “kanosja ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë së të dyshuarit lidhur me ushtrimin e detyrës së mbrojtjes juridike në një çështje të mëparshme penale”.

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

“Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosja”, ndërsa i dyshuari M.M. është ndaluar për 48 orë”, njofton PK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.