Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi: Votimi i Speciales ishte patriotizëm i dyfishtë i Thaçit dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Gazeta10
29 September 2026 - 21:04

Analisti politik Halil Matoshi, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka folur për votimin e themelimit të Gjykatës Speciale dhe rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së në këtë proces.

Matoshi ka deklaruar se vazhdon ta konsiderojë si “patriotizëm të dyfishtë” vendimin e Thaçit dhe të “burrave që e kanë bërë luftën” për të votuar ligjin për themelimin e Speciales, pavarësisht se, sipas tij, ata e dinin se ligji mund t’i prekte personalisht.

“Unë e kam thënë dhe vazhdoj të mendoj se patriotizmi i dyfishtë është i zotit Thaçi dhe i atyre burrave që e kanë bërë luftën dhe e kanë votuar ligjin, të cilët e kanë ditur saktë se i prek personalisht”, ka thënë Matoshi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.