
Mbahet Samiti i parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, i cili organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, specifikisht për diskriminimin ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30).
Komisioni Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me rekomandime për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00).
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00).
Këshilli Rinor Kosovar publikon raportin “Cilësia në arsim në komunën e Prishtinës– perceptimi i nxënësve të shkollimit të mesëm të lartë mbi përmbajtjen, procesin dhe mjedisin mësimor”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 14:00).
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media, lidhur me zhvillimet politike në vend. (Selia qendrore e AAK-së, ora 15:00)./Gazeta10.