
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pak pas përfundimit të takimeve që pati sot me udhëheqësit e Kosovës, ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti, porosinë kryesore për Kosovën e dha edhe përmes një postimi në X.
“Stabiliteti institucional është thelbësor për Kosovën. Ai është baza për gjithçka tjetër”, shkroi ajo.
Theksin për institucione stabile pas një krize të gjatë institucionale në vend, von der Leyen e vu edhe gjatë konferencës që pati sot me Kurtin.
“Reformat. Rritjen ekonomike. Dhe përparimin në rrugën drejt integrimit europian. Kemi parë së fundmi se dialogu ndërmjet partive politike është i mundur. Dhe ju duhet të ndërtoni mbi këtë dialog”, shkroi ajo.
Von der Leyen tha se Kosova tashmë duhet të zgjedhë edhe Presidentin dhe inkurajoi për dialog mes partive politike.