Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tensione në protestën në Prishtinë, momenti kur Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Gazeta10
01 October 2026 - 16:20

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u tensionua përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në mesin e protestuesve ishte edhe përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve mes protestuesve.

Protesta, e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EMRIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Tubimi vjen si reagim ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale, të shpallur më 16 shtator, me të cilin ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.Përfaqësues të platformës “Liria Ka Emër”, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se protesta është një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e cilësojnë si padrejtësi ndaj luftës çlirimtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.