
Gazmend Syla, përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjatë protestës në Prishtinë ka reaguar ndaj dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Syla e ka cilësuar vendimin si, siç u shpreh ai, “turp i drejtësisë”, duke thënë se ky dënim, sipas tij, ka prekur qytetarët e Kosovës dhe familjet e ish-krerëve të UÇK-së.
“Dënimi i katër krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, e cila është e gjithkujt përveç e Kosovës, është turpi i drejtësisë dhe dënim kundër nesh”, deklaroi Syla në protestë.