Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj

Gazeta10
08 October 2026 - 19:55

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar vendimin dhe arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj nga pozita e Kryeprokurit të Prokurorisë Speciale.

Në vendimin e publikuar janë përmendur disa arsye për shkarkimin e tij, ku njëra ndër to është “Keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale”.

“1.1.Keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale;
1.2.Jokompetenca në ushtrimin e pozitës së Kryeprokurorit:
1.3.Dështimi në kryerjen e detyrave të pozitës së Kryeprokurorit;
1.4.Mospërmbushja e standardeve të performancës, e vërtetuar me vlerësimin e performancës,
të kryer në pajtim me ligjin, rrethana këto që, secila veçmas, përbëjnë shkak për largim nga
pozita në kuptim të nenit 22 paragrafi 5 të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të
Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-249”, thuhet në dokument.
Isufaj u shkarkuar më 2 tetor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.