Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

Gazeta10
09 October 2026 - 18:29

Valon Ramushi është personi që dyshohet se sot vrau gruan, Nafijen dhe vëllain e saj, Egzonin, në Livoç të Gjilanit.

Ramushi tashmë është vetë-dorëzuar në polici, teksa burime të IndeksOnline pohojnë se ai është një sipërmarrës i njohur në rrethinë.

Ramushi ka në pronësi një lagje në Makresh, e po ashtu edhe biznesin “Loni Therm”.

Shkas i kësaj vrasjeje të dyfishtë dyshohet të ketë qenë kërkesa e viktimës për divorc nga Ramushi.

Në raportin zyrtar, policia ka bërë me dije se Egzoni u vra brenda në veturë.

Me të njëjtën armë, i dyshuari qëlloi edhe drejt gruas së tij, Nafijes, të cilën pa shenja jete e dërgoi në Emergjencën e Gjilanit.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit” deklaron policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.