Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbi 70 protestues të ndaluar te Komisariati nr. 1 në Tiranë. Reagon sërish ministri Demo: 51 punonjës të Policisë janë lënduar!

Gazeta10
14 October 2026 - 23:29

Mbi 70 protestues janë ndaluar dhe ndodhen në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, pas protestës së zhvilluar sot në kryeqytet.

y numër i konsiderueshëm protestuesish është regjistruar pas protestës së mbajtur sot në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje, në disa zona kryeyore të kryeqytetit.

Ende nuk ka detaje të plota mbi identitetin e tyre dhe masat që do të merren ndaj secilit.

Reagim i ministrit Demo:

51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së sotme. Disa prej tyre ndodhen aktualisht në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Pas çdo uniforme është një njeri. Një prind, një bir, një bijë, një familjar që ka dalë nga shtëpia për të përmbushur detyrën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë.

E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna ndaj atyre që kanë për detyrë të mbrojnë rendin dhe sigurinë nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë pjesë e saj.

Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sot, përballë dhunës dhe rrezikut, qëndroi në krye të detyrës me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi.

Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë efektivëve të lënduar! Jemi pranë jush dhe familjeve tuaja.

Pas uniformës është njeriu. Pas detyrës është sakrifica. Dhe kjo sakrificë meriton respektin e të gjithëve. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.