Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt

Gazeta10
27 October 2026 - 23:50

Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, i dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi u realizua më 27 tetor, rreth orës 23:40, në Deçan, pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët.

I dyshuari ishte në kërkim nga organet e rendit në lidhje me këtë rast.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e ofruar në lokalizimin e të dyshuarit, duke theksuar se veprimet e mëtejshme procedurale do të ndërmerren në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me hetimet, ndërsa rrethanat e plota të rastit pritet të zbardhen gjatë procedurave të mëtejshme ligjore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.