
Sot, në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët, me riga shiu, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.