Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku pret Prattipatin: Folëm për perspektivën ekonomike e projektet për Kosovën

Gazeta10
10 November 2026 - 14:43

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, në selinë e partisë së tij.

Abdixhiku tha se biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend, “perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës”.

“E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën”.

Ai tha se për LDK-në, “miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm. Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.