Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas aksidentit në Trudë, largohet nga detyra komandanti i Njësisë për Kontroll të Autostradave

Gazeta10
10 November 2026 - 19:37

Pas aksidentit të ndodhur gjatë garave ilegale me vetura në Trudë të Prishtinës, nga detyra është larguar Ismajl Fejzullahu, i cili mbante pozitën e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave.

Largimi i tij nga kjo pozitë vjen pas aksidentit që ndodhi në autostradë, pamjet e të cilit janë publikuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale.

Në pamjet e publikuara shihet momenti i përplasjes së dy veturave, ndërsa ngjarja ka nxitur reagime të shumta në opinion.

Sipas Policisë, nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

 

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me vendimin për largimin e Ismajl Fejzullahut nga pozita e komandantit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.