Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi: Opozita është për toke, nuk ka asnjë kërkesë ndaj Kurtit

Gazeta10
10 November 2026 - 20:55

Analisti politik Halil Matoshi, duke komentuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti në Francë dhe raportet e tij me presidentin francez Emmanuel Macron, ka vlerësuar se është pozitive që Kosova po përfaqësohet në këtë nivel.

“Sido që të jetë, mirë që Kosova është aty e pranishme përmes kryeministrit Kurti, u shpreh Matoshi në Politiko.

Ai tha se mes Kurtit dhe Macronit duket se ekziston një raport i mirë, duke vlerësuar se dy liderët kanë një lloj kimie që funksionon në raportet e tyre.

“Duket që zoti Kurti ka njëfarë kimie me Macronin, që funksionojnë bashkë, por mbetet të shihet tash”, deklaroi ai.

Matoshi foli edhe për stabilitetin e Qeverisë Kurti, duke theksuar se kryeministri e ka të siguruar qeverisjen në katërvjeçarin e ardhshëm.

Duke komentuar opozitën në vend, analisti ishte kritik për mungesën e veprimit dhe të kërkesave konkrete politike.

“Opozita është për tokë, s’ka as kërkesa. Sepse, po të ishte opozita aktive, do të kishte kërkesa e kauza të mëdha që do t’i shtynte përpara. Kjo aktualisht nuk ka asnjë kërkesë ndaj Kurtit”, tha Matoshi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.