
Garda Kombëtare e Nju-Xhersit ka uruar Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, duke vlerësuar gjithashtu partneritetin 25-vjeçar me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Në një mesazh, Garda Kombëtare e Nju-Xhersit thekson se bashkëpunimi mes dy forcave ka kontribuar në forcimin e gatishmërisë ushtarake, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme përmes Programit të Partneritetit Shtetëror.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë partnerëve tanë shqiptarë!”, thuhet në urimin e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit.