Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“A keni nevojë për krushq?…” Lahi Brahimaj zbulon se si e mori vesh që po ndodhte një sulm tek familja Jashari

Gazeta10
28 November 2026 - 22:03

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, në emisionin “Java” në Kanal10, ka rrëfyer detaje nga mënyra e organizimit dhe koordinimit të njësive të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, duke zbuluar edhe një komunikim të veçantë të përdorur përmes radios.

Brahimaj ka treguar se përmes radiokomunikimit kishin përdorur një gjuhë të koduar, duke pyetur nëse në Drenicë kishte “dasëm të madhe” dhe nëse kishin nevojë për “krushq”.

Sipas tij, pas këtij komunikimi, ai kishte njoftuar njerëzit e njësive të ndryshme të Dukagjinit, përfshirë ata të Jabllanicës dhe Gllogjanit.

Brahimaj ka treguar se gjatë tri netëve pasuese ishin organizuar shtatë sulme në pozicionet e forcave serbe në Dukagjin.

Ai ka shpjeguar se këto sulme kishin për qëllim, ndër të tjera, shpërqendrimin e forcave serbe nga Prekazi, por edhe vetëmbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Brahimaj ka bërë të ditur se më pas ishin organizuar gjithsej rreth 27 sulme në tërë Dukagjinin, në pikat dhe pozicionet e forcave serbe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.