Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vazhdon furnizimi i qytetarëve me thëngjill, Prishtina qyteti më i ndotur

Gazeta10
10 November 2022 - 14:18

Teksa dimri po afrohet shumë prej qytetarëve të Kosovës po mundohen të sigurojnë ngrohjen e tyre për këtë stinë.

Megjithatë kjo po ndikon direkt në cilësinë e ajrit, raporton Gazeta10.

Ngrohja me thëngjill ka prekur edhe kryeqytetin e Kosovës  duke e bërë përsëri atë një nga vendet më të ndotura në Evropë.

Madje, në një video të dërguar sot nga një qytetar në redaksin e Gazeta10, shihet një mjetë bartës i mbushur me thëngjill në kryeqytet, gjë që e dëshmon edhe furnizimin e qytetarëve me këtë lëndë për djegie.

Megjithatë askush nuk po e ndalon këtë dukuri që prek drejtpërdrejt shëndetin e kryeqytetasëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.