
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe, raporton Gazeta10.
Ky rekomandim është bërë bazuar në kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor 2022.
“Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë (10) deputetëve të dorëhequr të subjektit politik “Srpska Lista”. Bazuar në kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetutese në lëndët KI45/20 dhe KI46/20, rekomandon nëntë (9) kandidatët e radhës nga subjekti politik “Lista Srpska” dhe një (1) kandidat nga subjekti politik GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, sipas tabelës vijuese” është bërë e ditur nga KQZ.
Kujtojmë se të shtunën pasdite Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës pasi Qeveria e Kosovës ka suspenduar komandantin e policisë rajonale të veriut, Nenad Gjuriq.
Këtu keni tabelën me emrat e deputetëve të rekomanduar:
