Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prishtina merr vendim për mbulimin e shpenzimeve të transportit për fëmijët me nevoja të veçanta

Gazeta10
12 Nëntor 2022 - 12:57

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që çdo muaj të ju ndaj nga 60 euro për mbulim të shpenzimeve të transportit fëmijëve me nevoja të veçanta, raporton Gazeta10.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besiana Musmurati e ka dhënë këtë lajm përmes një shkrimi në Facebook dhe ka thënë se gjithëpërfshirja është e domosdoshme andaj ata janë të përkushtuar si komunë që të ndihmojnë çdo fëmijë në shkollim.

“Për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Prishtinës, çdo muaj të ndajmë një shumë prej 60 Euro për të mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkollë/çerdhe. Të jesh ndryshe nuk do të thotë që të kesh pengesa në shkollim. Gjithëpërfshirja është e domosdoshme dhe ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të mbështesim çdo fëmijë në shkollim.”, ka thënë Musmuati./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.