Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani në Forumin e Paqes: Siguria e Evropës po sfidohet, bashkëpunimi është i domosdoshëm

Gazeta10
12 November 2022 - 14:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi në Twitter nga pjesëmarrja e saj në Forumin e Paqes që u mbajt në Paris, raporton Gazeta10.

Në këtë postim Osmani ka thënë  se siguria në kontinent po sfidohet prandaj bashkëpunimi për vlera demokratike është domosdoshmëri.

 “Me arkitekturën e sigurisë që po sfidohet në kontinentin tonë, rëndësia e bashkëpunimit të bazuar në vlerat e përbashkëta, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerat demokratike bëhet një domosdoshmëri”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kujtojmë se presidentja Osmani gjatë ditës së djeshme ishte paneliste në temën “Navigimi në trazirat ndërkombëtare” në Formun e Paqes që u mbajt në Paris.

Ditë më parë ajo në Paris takoi edhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.