
Nderimi nga ana e gardës së FSK-së para një pllake ku nderohen ushtarët serbë të luftës së 1912 që pushtuan Kosovën, e ka quajtur skandal edhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari.
Ai ka alarmuar në Facebook se kjo ngjarje e “poshtëron kujtimin e dhjetëra mijëra paraardhësve tanë civilë të pafajshëm që u shfarosën nga ushtarët serbë që nderon ai lapidar”.
“Sot Roja e Nderit e FSK-së ka shkuar dhe ka nderuar një pllakë dedikuar ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18. Pra kanë nderuar ata ushtarë që kanë bërë krimet më masive ndaj civilëve shqiptarë gjatë pushtimit të Kosovës dhe luftërave Ballkanike të cilat tronditën faktikisht gjithë botën e qytetëruar për nga mizoria. Ky ështē një skandal i jashtëzakonshëm që poshtëron kujtimin e dhjetëra mijëra parardhësve tanë civilë të pafajshëm që u shfarosën nga ushtarët serbë që nderon ai lapidar” ka shkruar Nurellari.
Më tej, ai ka thënë se “Për të kuptuar përmasat e gjenocidit ndaj shqiptarëve mjafton tē lexohet raporti i atëhershëm i fondacionit Carnegie ose ky reportazhi i mëposhtëm i Leon Trockit, botuar në gazetën ruse “Kievskaja Misl” dhe shkruajtur si dëshmitar nga vend-ngjarja”
Postimi i plotë i Nurellarit: