Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kryeziu: VV-ja duhet ta bëjë qeverinë jo vetëm me minoritetet, por edhe me një parti shqiptare

Gazeta10
10 June 2026 - 21:56

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka vlerësuar se një qeveri e qëndrueshme duhet të ndërtohet përmes bashkëpunimit më të gjerë politik dhe jo vetëm me mbështetjen e komuniteteve joshumicë.

“Vetëvendosje mund ta ketë një parti shqiptare partnere. Mund ta bëjë qeverinë me minoritetet, por duhet të ketë koalicion edhe me një parti shqiptare. Ky është konfiguracioni kushtetues që garanton një qeverisje më stabile”, ka thënë Kryeziu.

Ai theksoi se Kosova ende nuk është e përgatitur për ndarje të theksuara në blloqe politike, duke shtuar se vendi ka nevojë për koalicione dhe bashkëpunim ndërmjet partive për t’u përballur me sfidat që e presin.

Sipas Kryeziut, Kosova do të përballet me shumë çështje të rëndësishme në periudhën e ardhshme, prandaj formimi i institucioneve mbi një bazë më të gjerë politike do të ishte zgjidhje më e qëndrueshme për vendin.

Video e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.