Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjoshi pas takimit me presidenten: PDK e gatshme për të ndihmuar proceset demokratike

Gazeta10
14 November 2022 - 16:25

Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar pas takimit të sotëm që patën me presidenten Vjosa Osmani, referuar çështjes së zgjedhjeve në komunat veriore, raporton Gazeta10.

Betim Gjoshi si përfaqësues i këtij subjekti në këtë mbledhje, u shpreh se PDK gjithmonë mbetet e gatshme për të ndihmuar proceset demokratike.

”Sot, si përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, mora pjesë në takimin konsultativ në lidhje me procesin zgjedhor në katër komunat veriore të vendit. Është plotësisht përgjegjësi e institucioneve të Kosovës që të garantojnë funksionimin e institucioneve dhe rendit kushtetues në të gjithë territorin e vendit. Kosova tani më ka ndërtuar një standard të lartë demokratik dhe gjithëpërfshirës të organizimit të zgjedhjeve, në bazë të ligjit, kushtetutës dhe dokumenteve të Republikës tonë në secilin cep të vendit. Rrjedhimisht, ky standard duhet të ruhet dhe të avancohet. Si PDK, ne do të jemi gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar proceset demokratike, të cilat janë në të mirë shtetit, shoqërisë dhe të ardhmes tonë të përbashkët!”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.