Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka hedhur sërish akuza ndaj Partisë Demokratike.
Rama tha se kjo parti u financua me gjysme milioni euro nga rusët për të rrëzuar qeverinë e PS-së.
“Që Partia Demokratike është financuar me para ruse gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë e PS-së, kjo nuk është një akuzë. Ky është një fakt. Ky është një fakt i dokumentuar për fat të keq, një fakt i zbuluar nga media, nga SHBA, nga mediat ndërkombëtare, përqeshur nga shumëkush këtu, përfshirë edhe median ndërkombëtare dhe i konfirmuar nga raporti i shërbimit sekret amerikan CIA. Akuzat me serbë janë prodhime të një tërbimi të madh. Tërbim non-gratash dhe spiunësh. Një tërbim non-gratash dhe spiunësh për investimin më të madh të huajnë rajon, Një investim që do të jetë krenari kombëtare. Një investim që do të transformojë Durrësin”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania./Gazeta10