Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti Brezovica, lirohet nga paraburgimi dhëndri i Liburn Aliut, asambleisti i VV-së Berat Lahu

Gazeta10
15 November 2022 - 12:20

Gjykata Themelore në Pejë, ka vendosur ta lirojë nga paraburgimi asmambleistin e Lëvizjes Vetëvendosje Berat Lahu, i cili njëherësh është edhe dhëndri i ministrit Liburn Aliu, raporton Gazeta10.

Paraburgimi iu ndërpre, për t’u caktua masë më e butë për të, masa ndalimit. Lahut iu bastis shtëpia e u arrestua, me urdhër të prokurorit Rasim Maloku.

Ai, vazhdon ende të jetë i dyshuar për përfshierjen e tij në Rastin Brezovica, por Gjykata e Pejës, e cila tashmë e ka marrë përsipër, gjykimin e këtij rasti, ka vendosur t’ia ndërpresë masën e paraburgimit Lahut.

Kurse sa i përket masës së ndalimit, kjo masë Lahut do t’i vlejë, deri me datë 19 dhjetor të 2022-ës.

Atij iu ndalua, të ofrohet të pandehurëve dhe dëshmitarëve në rastin “Brezovica”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.