Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Raketat ruse bien në Poloni

Gazeta10
15 November 2022 - 20:15

Dy raketa ruse kanë goditur një fermë në Przewodów në anën polake të kufirit polako-ukrainas.

Mediet e huaja bëjnë me dije se janë vrarë dy polakë.

Kryeministri polak Morawiecki dhe Presidenti Duda kanë thirrur një takim urgjent të Byrosë së Sigurisë Kombëtare sipas nenit 5 të NATO-s.

Pritet të njoftohen masat që Polonia do të marrë ndaj Rusisë, për raketat që ranë në territorin e saj dhe u morën jetën dy personave.

Ukraina prej disa orësh është gjendur nën një stuhi sulmesh me raketa që ka lënë mbi 7 milionë banorë pa energji.  Raportohet se nga bombardimet në Kiev gjatë ditës së sotme humbi jetën një person, pasi dy raketa goditën ndërtesat e banimit. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.