Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiq: Po na kërkohet njohja e Kosovës, nuk jemi të interesuar, vendimet i marrim vetë

Gazeta10
24 November 2022 - 11:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbisë po i kërkohet njohja e Kosovës por se nuk është i interesuar, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Serbia vendimet i merr vetë.

Më tej, ai ka thënë se rekomandimet e Parlamentit Europian ndaj Serbisë lidhen me kërkesën për vendosjen e sanksioneve si dhe të njohjes së Kosovës.

“Presidenti po ashtu theksoi se në rekomandimet e Parlamentit Evropian, përveç sanksioneve ndaj Rusisë, përmendet edhe njohja reciproke e Serbisë dhe e ashtuquajturës Kosovë, e cila fshihet nga opinioni, duke thënë se nuk shqetësohej veçanërisht për një gjë të tillë, rekomandime, se ne nuk jemi të interesuar për njohjen e Kosovës dhe që vendimet t’i marrim vetë, në interesin tone”,  shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.