
Tre persona janë arrestuar në Gjilan, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime, raporton Gazeta10.
Rasti ka ndodhur dje. Sipas Policisë, i dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Gazeta10.