
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, para pak mintuash është goditur nga një protestues me gusht në fytyrë, raporton Gazeta10.
Pas goditjes ka ndërhyrë mbrojtja e afërt e tij si dhe protestues të tjerë.
Berisha dhe Meta janë sot në një protestë kundër Qeverisë Rama, pikërisht në ditën kur në Tiranë po mbahet Samiti BE-Ballkan Perëndimor, për herë të parë në Shqipëri dhe në rajon një samit i tillë.
Në fotografitë më poshtë ai shihet me shenja në fytyrë.
Pavarësisht këtij sulmi protesta në Shqipëri po vazhdon. / Gazeta10

