
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Bruksel, raporton Gazeta10.
Ai po zhvillon një bashkëbisedim me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski si dhe me ish kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Ata janë duke diskutuar lidhur me samitin e djeshëm BE-Ballkan Perëndimor të mbajtur në Tiranë.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Bruksel – Në sesionin e diskutimit rreth Samitit BE-Ballkani Perëndimor
Në bashkëbisedim me Stevo Pendarovski, Presidentin e Maqedonisë së Veriut dhe Dritan Abazović, Kryeministrin e Malit të Zi ”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10