
Dy shok-bomba janë hedhur në Lagjen e Boshnjakëve dhe Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta10.
Raportohet se në vendin e ngjarjes është Policia dhe një njësi e karabinierëve.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Besim Hoti.
“Dy sulme me shok-bomba në dy lokacione. S’ka dëme, s’ka të lënduar. Sulmet kanë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve dhe Kodrën e Minatorëve. ”, është shprehur Hoti,
Në pamje, shihen edhe banorë të cilët janë mbledhur në rrugë ndërkaq që rruga është bllokuar nga Policia e Kosovës./Gazeta10

