Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

LIVE | Kanal 10 me raportim nga veriu, përforcohen barrikadat e rrugët e bllokuara (VIDEO)

Gazeta10
11 December 2022 - 14:59

Situata vazhdon të jetë e qetë sot në veri të Kosovës, mirëpo rrugët të cilat të shpien në pikat kufitare Bërnjak e Jarinjë vazhdojnë të jenë të mbyllura përmes barrikadave të përforcuara që janë vendosur nga serbët.

Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Kanal 10, Gresa Bardhecaj e cila aktualisht po qëndron tek barrikadat e vendosura në rrugët e fshatit Rudarë.

“Siç shihet edhe ne pamje pjesa është e barrikaduar dhe është e vështirë që të shihet se çfarë ka pas barrikadave. Kemi parë shumë pak lëvizje të njerëzve që lëviznin pas këtyre barrikadave por nuk mund të them se a kanë qenë pjesëmarrës në këtë organizim apo vetëm kanë kaluar këndej. Nuk kemi parë frekuentim të qytetarëve duke iu prirë barrikadave siç jemi mësuar herave tjera, krejt çfarë kemi parë kë më shumë media dhe forcat e EULEX-it, KFOR-it.”, ka raportuar ajo.

Gazetarja Bardhecaj ka thënë se nuk kanë parë as banorët e fshatit Rudarë të kenë dalur jashtë në këtë kohë.

Së fundi lidhur me tensionet e krijuara në veri të vendit ka pasur reagime të fuqishme të ndërkombëtarëve, ku pak më parë edhe zëdhënësja e NATO-së u shpreh se NATO është e gatshme që të kryej misionin e saj në bazë mandatit që ka./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.