
Drita ka mbetur lidere e pjesës vjeshtore të stinorit në Superligë, pasi që Ballkani përkundër lojës së mirë të treguar dhe rasteve ka shënuar vetëm një herë, kurse Prishtina me një penallti të fituar krejt në fund të ndeshjes ka siguruar pikën, për përfundimtaren Ballkani 1-1 Prishtina.
Tridhjetë minutat e fundit të ndeshjes Ballkani i luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi që sulmuesi i tyre Albion Rrahmani mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 60 të ndeshjes për ta lënë ekipin me 10 lojtarë në fushë! Në total referi i ndeshjes dha 8 kartonë të verdhë gjatë ndeshjes, katër për ekip, dy prej të cilave për Rrahmanin!
Pas golit të hershëm të epërsisë që erdhi përmes Edvin Kucit, Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica kanë pasur raste për të shënuar në pjesë të parë, ndërsa në pjesë të dytë kanë rrezikuar përsëri Krasniqi dhe Nazmi Gripshi.