Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dy vite premtim, rruga e pashtruar edhe këtë vit (VIDEO)

Gazeta10
17 December 2022 - 19:09

Raporti: Saranda Alshiqi

Mungesa e infrastrukturës po bëhet çdoherë e më sfiduese për banorët në afërsi të qytetit të Gjakovës. Ata thonë se rruga “Shqiponja” po dëmtohet edhe më shumë gjatë reshjeve atmosferike dhe se zgjidhje nuk po iu bëhet. Nga Komuna e Gjakovës kanë thënë se për shkak të buxhetit të kufizuar, kjo rrugë nuk është në plan për t`u shtruar as në vitin 2023.

Qarkullimin u duhet ta bëjnë me shpejtësinë më të vogël.

Kjo për shkak të gropave të thella e të shumta që janë në rrugën “Shqiponja” në Gjakovë.

Banorë të lagjes tregojnë vështirësitë në qarkullim, veçanërisht me vetura.

Për asfaltimin e rrugës u premtua disa herë nga komuna, por sipas banorëve intervenim nuk u bë as me zhavorr.

Për këtë, drejtori i Infrastrukturës në Gjakovë, Riza Morina thotë se për këtë rrugë nuk është ndarë buxhet.

“Rruga Shqiponja nuk është kontraktuar për buxhetin e këtij viti. Gradualisht është duke u punuar për nga dy apo tre segmente të rrugëve çdo vit për shkak edhe të kufizimit në buxhet.”

Rruga “Shqiponja” është rreth 500 metra e gjatë me shumë shtëpi banimi. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.