Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ministri grek në Kosovë nuk përmend njohjen, mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
20 December 2022 - 13:18

Ministri grek i Punëve të Jashtme të Kosovës, Nikos Dendias, ka thënë se Greqia e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se i mbështet diskutimet mes Prishtinës dhe Beogradit gjatë një konference për media pas takimit mes tij dhe Donika Gërvallës në Kosovë.

“Ne i mbështesim diskutimet mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se në kuadër të dialogut mes dy vendeve është e rëndësishme që të zbatohet ajo që është arritur teksa ka thënë se këtë mesazh e ka thënë edhe në Beograd.

“Është e rëndësishme nga të dy palët që të zbatohet ajo që është arritur. Me lejoni të them që edhe ky ishte mesazhi im për Beogradin dje”, ka thënë ai.

Më tej, ai e ka falënderuar Gërvallën për mikrpritjen që ia ka bërë.

“Faleminderit edhe njëherë për mikëpritjen e ngrohtë”, ka thënë Dendias. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.