Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Skandali në Spitalin e Pejës: Prokurorja takon prindin e foshnjës së vdekur

Gazeta10
21 December 2022 - 21:06

Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, kur një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, zëdhënësi, Shkodran Nikçi i cili ka thënë se, Prokurorja e rastit ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës. Por ai nuk ka dhënë detaje për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, ka thënë Nikçi për Gazeta10.

Ndryshe, është raportuar se nga pakujdesia e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka ndodhur që në lavatriçen e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. E njëjta u nxor copa-copa nga lavatriçja./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.